RTSH 24 Live

Kronika

Sherr mes dy familjeve në Berat, plagoset polici që ndërhyri për shuarjen e konfliktit

15/04/2021

Sherr mes dy familjeve në Berat, plagoset polici që ndërhyri për shuarjen e konfliktit

Një efektiv i policisë së Beratit u plagos në këmbë teksa ndërhyri në një konflikt mes dy familjeve. Ngjarja u shënua në këtë qytet, kur dy familje në lagjen “Dëshmorët e Kombit” patën konflikt me njëri-tjetrin. Menjëherë pas njoftimit në sallën operative, një nga efektivët që gjendej aty afër shkoi për të ndërhyrë, ku mbeti i plagosur pasi gjatë sherrit pasi atij iu shkrep pistoleta.
I plagosur mbeti efektivi  Julian Xhahili 20-vjeç ndërsa në pranga u vunë tre vëllezërit që e dhunuan dhe tentuan ti marrin armën: Gerald Marini 38-vjeç, Marjus Marini 42-vjeç dhe Arjan Marini  40-vjeç. 
Nga konflikti nisi mes 3 vëllezërve me komshinjtë e tyre Albert dhe Olta Meta këta të fundit u lënduan nga goditjet me gurë. I plagosuri, efektivi i policisë, është jashtë rrezikut për jetën.