RTSH 24 Live

Botë

Shefi i Pentagonit bisedë telefonike me homologun rus: Të mbajmë hapur linjat e komunikimit

26/06/2024

Shefi i Pentagonit bisedë telefonike me homologun rus: Të mbajmë hapur linjat e komunikimit

Ministri rus i Mbrojtjes Andrei Belousov dhe homologu i tij amerikan Lloyd Austin zhvilluan për herë të parë një bisedë telefonike, ku fokusi ishte pikërisht konflikti i armatosur në Ukrainë.

"Ministrat shkëmbyen mendime mbi situatën rreth Ukrainës. Biseda u zhvillua me iniciativën e palës amerikane. Andrei Belousov vuri në dukje rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës në lidhje me furnizimin e vazhdueshëm të armëve amerikane për Forcat e Armatosura të Ukrainës. Janë diskutuar edhe çështje të tjera”, tha Ministria e Mbrojtjes e Moskës.

Edhe Pentagoni raportoi lidhur mbi bisedën telefonike ku tha se “Austin ka theksuar rëndësinë e mbajtjes së linjave të komunikimit në mes të luftës së vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës".

Rusia ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake për Ukrainën, ku së fundi Uashingtoni së fundi i dha Kievit dritën jeshile për të përdorur armë me rreze të gjatë veprimi në pjesë të Rusisë pranë qytetit të rrethuar të Kharkiv.

/rtsh.al/