RTSH 24 Live

Botë

SHBA, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth viziton kufirin jugor të vendit

4 orë para

SHBA, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth viziton kufirin jugor të vendit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth shkoi në Teksas për të vizituar kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, ndërsa Presidenti Donald Trump ndërmerr hapa për të zbatuar një axhendë të djathtë që parashikon mes të tjerash rritjen e angazhimit të ushtrisë amerikane për frenuar fluksin e emigrantëve të paligjshëm.

Në udhëtimin e tij të parë si kreu i Pentagonit, Hegseth do të vëzhgojë operacionet dhe do të takohet me trupat amerikane që janë dërguar në atë zonë nën drejtimin e Presidentit Trump.

“Mezi pres të takoj luftëtarët tanë të mrekullueshëm dhe të shoh punën e vështirë që ata po bëjnë për të siguruar kufirin tonë jugor. Ne do të vazhdojmë të përmbushim këtë mision jetik,” postoi zoti Hegseth në platformën X.

Zoti Trump urdhëroi dërgimin e 1,500 pjesëtarëve shtesë të personelit ushtarak në kufi vetëm disa ditë pas marrjes së detyrës dhe administrata e tij ka kryer disa raunde bastisjesh dhe arrestimesh imigrantësh. Disa imigrantë janë zhvendosur me avionë ushtarakë.

Siguria kufitare është një përparësi kryesore për presidentin, i cili shpalli një emergjencë kombëtare në kufirin SHBA-Meksikë në ditën e tij të parë në detyrë.

Personeli shtesë e ka rritur numrin total të trupave në detyrë aktive të dislokuara atje në kufi në rreth 4,000. Përpara vizitës së tij në kufi, zoti Hegseth postoi në X se zoti Trump “dëshiron 100% kontroll të operacioneve të kufirit – dhe ne do ta realizojmë një gjë të tillë”.

Presidenti Donald Trump, në një nga veprimet e tij të para, shpalli një emergjencë kombëtare kufitare , duke udhëzuar ushtrinë të ndihmojë Departamentin e Sigurisë Kombëtare në sigurimin e kufirit.

Trump ndoqi shembullin duke vendosur më shumë se 1,500 ushtarë në detyrë aktive dhe marina në kufi, duke shtuar forcën prej 2,500 trupash tashmë të stacionuara atje.

 

/rtsh.al/