RTSH 24 Live

Botë

Kërcënimi i Trump-Presidenti i KE-s: BE mbron kufijtë e Danimarkës, siç mbështet Ukrainën  

4 orë para

Kërcënimi i Trump-Presidenti i KE-s: BE mbron kufijtë e Danimarkës, siç mbështet Ukrainën  

Presidenti i Këshillit Evropian António Costa ka deklaruar se nëse integriteti territorial i Danimarkës do të sfidohej, Bashkimi Evropian do ta mbështeste atë në respektimin e parimeve të sovranitetit dhe paprekshmërisë së kufijve, ashtu si ajo mbështet Ukrainën në mbrojtjen e këtyre parimeve.

Duke folur në një konferencë shtypi pas samitit jozyrtar të liderëve të BE-së, Costa sqaroi pozicionin e BE-së për Danimarkën teksa po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me qëndrimin e bashkuar të BE-së për pretendimet e mundshme territoriale nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me Grenlandën.

Bashkimi Evropian, siç thashë, vazhdon të mbështesë Kartën e Kombeve të Bashkuara – parimet e sovranitetit, integritetit territorial dhe paprekshmërisë së kufijve. Dhe këto janë parime universale.

Ne qëndrojmë në mbështetjen e Ukrainës që të mbështesë këto parime. Sigurisht, ne do të qëndrojmë edhe për këto parime, aq më tepër nëse vihet në pikëpyetje integriteti territorial i një shteti anëtar të Bashkimit Evropian”, u shpreh ai.

Costa theksoi se "integriteti territorial i Mbretërisë së Danimarkës, sovraniteti i saj dhe paprekshmëria e kufijve të saj është thelbësore për të gjitha shtetet anëtare të BE-së".

"Bashkimi Evropian mbështet plotësisht Mbretërinë e Danimarkës," vuri në dukje Costa.

/rtsh.al/