RTSH 24 Live

Teknologji

SHBA – Refuzohet apeli i TikTok-ut kundër shitjes së detyruar

06/12/2024

SHBA – Refuzohet apeli i TikTok-ut kundër shitjes së detyruar

Një gjykatë federale e apelit në Uashington hodhi poshtë të premten ankesën e rrjetit social TikTok kundër një ligji që kërkon që kompania e saj mëmë kineze ByteDance ta shesë atë, me një dënim me ndalim në SHBA.

Ky vendim e vendos TikTok nën presion, me Kongresin që ka caktuar 19 janarin për aplikimin e tekstit të votuar në prill.

Me këtë ligj, të miratuar nga një shumicë e madhe duke përfshirë zyrtarë të zgjedhur nga të dyja palët, Kongresi synoi të parandalonte rreziqet e spiunazhit dhe manipulimit të përdoruesve të platformës nga autoritetet kineze.

TikTok ka refuzuar vazhdimisht se i ka transmetuar informacion qeverisë së Pekinit dhe ka siguruar se do të refuzojë çdo kërkesë të mundshme në këtë drejtim.

ByteDance, kompania mëmë e TikTok, ka deklaruar se nuk ka ndërmend të shesë aplikacionin e saj të vlefshëm.

Pra, shkuarja në gjykatë është alternativa e tij e vetme për të mbijetuar në SHBA.
Në procedurën e ankimimit, TikTok kryesisht u përpoq të demonstronte se ligji shkelte të drejtën e lirisë së shprehjes, të garantuar nga kushtetuta amerikane.

TikTok mund t[i drejtohet Gjykatës së Lartë për të provuar të fitojë çështjen, por nuk ka asnjë garanci që gjykata më e lartë amerikane do të pranonte të shqyrtonte çështjen.

Shpëtimi i rrjetit social mund të vijë nga presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, i cili, në qershor, premtoi të shpëtojë TikTok-un dhe do të kundërshtonte një shitje të detyruar ose një ndalim.


/ rtsh.al /