RTSH 24 Live

Botë

SHBA – 412 milionë dollarë gjobë për klinikën që bëri diagnozën e gabuar

16 orë para

SHBA – 412 milionë dollarë gjobë për klinikën që bëri diagnozën e gabuar

Klinika mjekësore për meshkuj “NuMale”, e cila dyshohet se ka aplikuar “trajtim të gabuar” ndaj një pacienti në SHBA, është gjobitur t’i paguajë më shumë se 412 milionë dollarë dëmshpërblim paditësit.

Juria shpalli vendimin e saj për çështjen në lidhje me pretendimin se “NuMale”, që vepron në New Mexico, pasi ka aplikuar “trajtim të gabuar” ndaj një personi që ka aplikuar në klinikë me ankesë për “lodhje” në vitin 2017.

Në përputhje me vendimin e jurisë, i cili thoshte se sjellja “mashtruese dhe e pakujdesshme” e klinikës shkaktoi dëmin, u urdhërua t’i paguante më shumë se 412 milionë dollarë paditësit.

Një nga avokatët e paditësit, argumentoi se kompania u përfshi në një “skemë mashtruese për të fituar miliona duke mashtruar të moshuarit”.

Avokatët deklaruan se kompensimi total që do të paguhet, me shtesat që do të bëhen, mund të jetë shuma më e lartë e përcaktuar ndonjëherë nga gjykata në një rast të keqpërdorimit mjekësor në SHBA.

Paditësi në fjalë ka aplikuar në klinikë në vitin 2017 duke u ankuar për “lodhje” dhe ka marrë trajtim për “disfunksion erektil”.   

/ rtsh.al /