RTSH 24 Live

Botë

Biden: Dënojmë sulmin ajror të Rusisë në Ukrainë

17 orë para

Biden: Dënojmë sulmin ajror të Rusisë në Ukrainë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dënoi sulmin ajror të Rusisë në Ukrainë dhe përsëriti mbështetjen e vendit të tij për Ukrainën.

Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, Biden e ka konsideruar “tronditës” dhe e ka dënuar sulmin ajror të Rusisë kundër Ukrainës.

Biden rikujtoi mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën. “SHBA-ja vepron së bashku me më shumë se 50 vende për të mbështetur Ukrainën dhe luftën e saj për liri”, tha ai.

Duke vënë në dukje se shumë civilë ukrainas kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e sulmit ajror të Rusisë, Biden tha se administrata amerikane vazhdon punimet për të ndihmuar Ukrainën që të rrisë qëndrueshmërinë e rrjetit të saj energjetik me qëllimin e përgatitjes për dimër.  


/ rtsh.al /