RTSH 24 Live

Botë

Hezbollah: Do koordinohemi me ushtrinë libaneze për zbatimin e armëpushimit

29/11/2024

Hezbollah: Do koordinohemi me ushtrinë libaneze për zbatimin e armëpushimit

Shefi i Hezbollahut Naim Qassem ka deklaruar se do të koordinohet ushtrinë Libaneze për të zbatuar kushtet e një armëpushimi me Izraelin që filloi dy ditë më parë.

Koordinimi midis rezistencës dhe ushtrisë libaneze do të jetë në një nivel të lartë për të zbatuar angazhimet e marrëveshjes” tha Qassem, duke shtuar se “askush nuk po vë bast për probleme apo mosmarrëveshje me ushtrinë".

Që nga hyrja në fuqi, IDF ka vërejtur disa shkelje të marrëveshjes dhe ka vepruar për të zbatuar marrëveshjen.

Më herët gjatë ditës së sotme, ushtria izraelite goditi një raketë të lëvizshme me rreze të mesme veprimi të Hezbollahut në Libanin jugor.

Gjithashtu nga ana e tij, sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Naim Qassem, tha në një fjalim televiziv se grupi kishte shënuar një "fitore hyjnore" kundër Izraelit.

Ne fituam sepse e penguam armikun të shkatërronte Hezbollahun… [dhe] të asgjësonte ose dobësonte rezistencën,” tha Qassem.

Ky ishte fjalimi i parë i Qassem pas marrëveshjes së armëpushimit që i dha fund konfliktit prej më shumë se një viti luftimesh midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Konflikti la në gërmadha pjesën më të madhe të Jugut, Lindjes dhe periferisë së kryeqytetit të Libanit dhe sulmet izraelite eliminuan pjesën më të madhe të udhëheqjes së grupit terrorist.

Hezbollahu gjithashtu u tërhoq nga kërkesa e tij e mbajtur prej kohësh që do të binte dakord për një armëpushim vetëm pasi të kishte një armëpushim për t'i dhënë fund luftimeve në Gazë.

/rtsh.al/