RTSH 24 Live

Botë

Rusia synon goditjen e infrastrukturës energjetike në Ukrainë

29/11/2024

Rusia synon goditjen e infrastrukturës energjetike në Ukrainë

Moska po synon shkatërrimin e rrjetit energjetik të Ukrainës, në një kohë kur populli përballet me dimrin e ashpër. Rusia ka ndërmarrë sulme masiv në infrastrukturën energjetike të Ukrainës në më pak se dy javë.

Sulme të tilla kanë vendosur një barrë të madhe në të gjithë sistemin energjetik në vend, ndërsa mbi 1 milionë familje në Ukrainë kanë mbetur pa energji pas bombardimeve gjatë natës.

Presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar se do të godasë përsëri Ukrainën me një raketë të re balistike me aftësi bërthamore. Putin pretendoi se sulmet gjatë natës ishin një përgjigje ndaj sulmeve në territorin rus duke përdorur raketa ATACMS të prodhuara nga SHBA.

Ai paralajmëroi gjithashtu se do të konsideronte lëshime të mëtejshme të raketës së re balistike me rreze të mesme veprimi të Rusisë "Oreshnik".

"Ne do t'i përgjigjemi sulmeve të vazhdueshme në territorin rus nga raketat me rreze të gjatë veprimi të prodhimit perëndimor, duke përfshirë vazhdimin e mundshëm të testit Oreshnik në kushte luftarake," tha ai.

/rtsh.al/