RTSH 24 Live

Aktualitet

Sezoni i krasitjes - Pas temperaturave të ulëta, fermerët nisin punët në bujqësi

27/01/2025

Sezoni i krasitjes - Pas temperaturave të ulëta, fermerët nisin punët në bujqësi

Me ndërprerjen e reshjeve dhe rritjen e temperaturave, punët në bujqësi kanë nisur.

Përmirësimi i kushteve të motit gjatë ditëve të fundit ka ndihmuar fermerët të fillojnë aktivitetet e tyre.

Agimi, një fermer nga Kukësi, e ka nisur punën për krasitjen e pemëve në pemëtoren e tij dydynymëshe.

"Krasitja është shumë e rëndësishme në këtë kohë, se nëse nuk krasit nuk ke as prodhim," tregon Agimi.

Veç krasitjes, Agimi është kujdesur edhe për punimin e tokës.

Deri më tani, sythat duken mirë thotë ai, por periudha më delikate mbetet ajo e muajit prill, kur pemët fillojnë të lulëzojnë.

Për sa i përket tregut, duke u bazuar edhe në përvojën e viteve të kaluara, nuk ka pasur probleme.

Tashmë, puna me pemët dhe kulturat e tjera bujqësore është kthyer në pasion për Agimin.

"Ne jemi apasionuar pas pemëtarisë dhe kemi qejf ta shohim mirë parcelën," shton fermeri.

Koha e mirë po favorizon të gjithë fermerët në Kukës që të mbarojnë punët në tokat e tyre.

Gazetar: Dashmir Shehu

/rtsh.al/