RTSH 24 Live

Rajon

Serbët në veri të Kosovës protestë kundër vendimit për heqjen e dinarit

12/02/2024

Serbët në veri të Kosovës protestë kundër vendimit për heqjen e dinarit

Serbët në veri të Kosovës do të zhvillojnë sot (12 shkurt) një protestë në Mitrovicën e Veriut, për të kundërshtuar vendimin e BQK-së për ndalimin e përdorimit të dinarit.

Protesta e organizuar nga shoqata e pensionistëve serb në veri të Kosovës do të mbahet në orën 12:00 me qëllim tërheqjen e vëmendjes së komunitetit ndërkombëtar dhe evropian për pozitat e tyre të privuara, sipas tyre, për shkak të vendimit të Prishtinës dhe kryeministrit Albin Kurti për heqjen e dinarit.

Në mbështetje të kësaj proteste ka dal Lista Serbe, e cila ka ftuar të gjithë qytetarët e këtij komuniteti që të hënën të protestojnë në Mitrovicë të Veriut.

Lista Serbe mbështet protestat në Mitrovicë të Veriut, të paralajmëruara nga shoqata e pensioniste dhe në të njëjtën kohë ftojmë të gjithë qytetarët nga Kosova që të hënën më datën 12 shkurt nga ora 12:00 të marrin pjesë në këtë protestë demokratike kundër vendimit të regjimit në Prishtinë për të ndaluar dinarin dhe pagesat”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

/rtsh.al/