RTSH 24 Live

Aktualitet

Sekuestrohet 1 kg kokainë në "Myslym Shyri", arrestohen 3 persona

26/06/2024

Sekuestrohet 1 kg kokainë në "Myslym Shyri", arrestohen 3 persona

Një aksion anti-drogë është zhvilluar në rrugën "Myslym Shyri" në Tiranë, ku për pasojë janë arrestuar 3 persona. Në pranga kanë rënë P. Sh., 35 vjeç, Xh. A., 23 vjeç, dhe E. R., 43 vjeç, të tre banues në Tiranë. 

Këta persona u lokalizuan në rrugën "Myslym Shyri", ku gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit P. Sh., shërbimet e Policisë i gjetën 1 kg e 130 gramë kokainë. Gjatë ndërhyrjes, shtetasi E. R. nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.     

Lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe celularët e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/