RTSH 24 Live

Aktualitet

Humbën në malet e Pukës- Shpëtohen 8 turistë holandezë, njëri prej tyre u pickua nga gjarpri

2 orë para

Humbën në malet e Pukës- Shpëtohen 8 turistë holandezë, njëri prej tyre u pickua nga gjarpri

Tetë turistë nga Holanda janë gjetur dhe shpëtuar pasi humbën rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Murgës në Pukë. Pas marrjes së njoftimit se grupi i turistëve kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Murgës dhe njëri prej tyre ishte pickuar nga një gjarpër, policia e Pukës, së bashku me Ekipin e zjarrfikësve u nisën në drejtim të zonës për të lokalizuar dhe ndihmuar turistët.

“Grupi i Forcave Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, së bashku me një ekip mjekësor, shkuan në ndihmë turistit të lënduar nga pickimi i gjarprit, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë vijuar kërkimet për gjetjen e pjesës tjetër të grupit.

Pas 5 orë kërkimesh, të gjithë turistët u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore dhe u shoqëruan nga punonjësit e Policisë në destinacionin ku ishin akomoduar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga ana e tyre, turistët falënderuan punonjësit e Policisë dhe ekipin e MZSH Pukë për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë.

/rtsh.al/