RTSH 24 Live

Aktualitet

Sektori i bujqësisë, investime në kanalet kulluese dhe vaditëse në njësitë administrative të Gjirokastrës

16/12/2020

Sektori i bujqësisë, investime në  kanalet kulluese dhe vaditëse në njësitë administrative të Gjirokastrës

Ka përfunduar pastrimi dhe ndërhyrja në kanalet kulluese në bashkinë  Gjirokastër. Të dhënat bëhen   publike nga përfaqësues të Agjencisë  së Bujqësisë në bashki, sipas të cilës ky rrjet mbarte problematika të shumta në vitet e mëparshme.Ky projekt është bërë në bashkëpunim me njësitë administrative, ndërsa aktualisht,  sipas specialistëve është ngritur grupi i emergjencës për sezonin dimëror .

“Problematikat kanë qënë të shumta, duke qënë se janë të izoluara për vite me radhë, ndërsa ndërhyrja përkon në një sipërfaqe prej 7 mijë metër linear. Për momentin jemi duke operuar me grupin e emergjencës,  i cili është ngritur për shkak të sezonit të dimrit. Duke përfituar edhe nga ditët me mot të mirë, ndërhyrjet janë kryer me mjetet e rënda në disa zona, kjo për t'i paraprirë  shirave që presim”, thotë specialisti Spiro Diamanti

Ndërhyrjet e ditëve të fundit,  janë kryer në ato zona, të cilësuara të nxehta, për shkak të rrezikut të përmbytjeve që mbartin .