RTSH 24 Live

Botë

Sekretari i ri i Thesarit të SHBA: Mbështesim sanksionet më të ashpra ndaj Rusisë  

5 orë para

Sekretari i ri i Thesarit të SHBA: Mbështesim sanksionet më të ashpra ndaj Rusisë  

I emëruari për Sekretarin e Thesarit, Scott Bessent ka deklaruar se ai mbështet plotësisht rritjen e sanksioneve ndaj kompanive të mëdha të naftës ruse gjatë seancës së konfirmimit të tij, duke akuzuar presidentin në largim Joe Biden se ka ndërmarrë veprime shumë vonë.

Nëse ndonjë zyrtar në Federatën Ruse po e shikon këtë seancë konfirmimi, ata duhet ta dinë se nëse unë konfirmohem dhe nëse Presidenti Trump kërkon si pjesë të strategjisë së tij për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, do të jem 100 për qind i gatshëm për marrjen e sanksioneve, veçanërisht për kompanitë kryesore të naftës ruse, në nivele që do ta sillnin Federatën e Rusisë në tryezë”, tha Bessent kur u pyet për sanksionet kundër Rusisë nga senatori Mark Warner.

Ai e quajti luftën Ruso-Ukrainë një nga tragjeditë më të mëdha duke u zotuar se do të donte të bënte gjithçka për t'i dhënë fund asaj sa më shpejt të jetë e mundur.

Gjithashtu Bessent beson se sanksionet e administratës Biden ndaj Rusisë ‘nuk ishin mjaft të plota’, duke shtuar se ai me shumë mundësi nuk donte të vendoste sanksione të reja ndaj naftës ruse për shkak të zgjedhjeve të 2024.

‘Besoj se administrata e mëparshme ishte e shqetësuar për rritjen e çmimeve të energjisë në SHBA gjatë një sezoni zgjedhor”, tha ai.

Ekipi i ardhshëm i Trump ka shpjeguar se po harton propozime për futjen e sanksioneve ekonomike shtesë si pjesë e arritjes së marrëveshjeve dhe vendosjes së paqes.

/rtsh.al/