RTSH 24 Live

Kulturë

Sazet e Korçës shpallen “Kabaja më e mirë”, në Festivalin Folklorik garuan 18 grupe

02/10/2024

Sazet e Korçës shpallen “Kabaja më e mirë”, në Festivalin Folklorik garuan 18 grupe

150 artistë popullorë të 18 grupeve artistike nga zona të ndryshme të vendit, u bënë bashkë për të sjellë edicionin e 13-të të Festivalit Folklorik Tipologjik të Sazeve.

Për tre net, grupet muzikore sollën në sheshet e Leskovikut dhe Ersekës ngjyrat e muzikës popullore, përmes instrumenteve tradicionalë, duke ruajtur në mënyrë autentike këtë trashëgimi të çmuar shpirtërore.

Mjeshtri Fatos Qerimaj vlerësoi kontributin e artistëve që kanë ruajtur dhe përcjellë ndër breza muzikën popullore.

“E kanë ruajtur mjaft bukur, në mënyrë të mrekullueshme traditën tonë”, Qerimaj.

Pjesë e festivalit u bënë edhe artistët e rinj, të cilët po ndjekin dhe vazhdojnë misionin në gjurmët e mjeshtrave të mëdhenj të muzikës popullore.

Krahas pjesëve me instrumente, publiku përcolli me shumë emocion edhe vallet e sjella nga valltarët e vjetër dhe të rinj.

Në fund të Festivalit, juria vlerësoi grupin e sazeve të Korçës me çmimin "Kabaja më e mirë" dhe çmimin "Selim Leskoviku".

/rtsh.al/