RTSH 24 Live

Muzikë

Sanremo 2023, Blanco shkatërron trëndafilat në skenë gjatë performancës

08/02/2023

Sanremo 2023, Blanco shkatërron trëndafilat në skenë gjatë performancës

Këngëtari Blanco, i ftuari i mbrëmjes së parë të edicionit të 73-të të Festivalit të Sanremos 2023, duhej të prezantonte këngën e re  L'isola delle rose, por i mërzitur nga disa probleme teknike, shkatërroi skenografinë e luleve në skenën e Ariston.

Blanco , i cili vitin e kaluar ishte çift me Mahmood fitoi eventin muzikor me këngën "Brividi" u rikthye në skenën e Ariston si i ftuar për të prezantuar këngën e re  L'isola delle rose" por disa probleme teknike komprometuan performancën.

Siç theksoi disa herë gjatë performancës, Blanco nuk e dëgjoi audion në kufje dhe filloi të gjuante vazot me lule në skenë. Drejtori artistik Amadeus shkoi për të kërkuar shpjegime.

Amadeus më pas u përpoq ta zbuste atë duke ftuar Blanco të performonte përsëri në fund të mbrëmjes. Asistentët e skenës rregulluan skenën me ndihmën e Gianni Morandi, i cili mori fshesën për të fshirë lulet e shkatërruara.

Pesë netët e Festivalit të Sanremo-s 2023 do të transmetohen ekskluzivisht në RTSH 1, RTSH Muzikë dhe RADIO TIRANA 1.

/rtsh.al/