RTSH 24 Live

Politikë

Samiti në Oksford, Rama pritet nga homologu britanik. Do drejtojë tryezën për emigracionin

18/07/2024

Samiti në Oksford, Rama pritet nga homologu britanik. Do drejtojë tryezën për emigracionin

Kryeministri Edi Rama është pritur nga kryeministri i ri britanik Keir Starmer, ku do të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Europain që po zhvillohet në Oksford të Britaninë e Madhe.

Ky është samiti i katërt i Komunitetit Politik Evropian, ku marrin pjesë të gjithë liderët e BE dhe në fokus të diskutimeve do të jetë pikërisht mbrojta e demokracisë si dhe emigracioni i paligjshëm dhe ulja e këtij fenomeni.

Kryeministri Edi Rama do të bashkëdrejtojë pikërisht një nga tryezat e diskutimit së bashku me homologen italiane Xhorxha Meloni (Giorgia), atë të emigracionit të paligjshëm.

Axhenda e samitit përfshin edhe diskutime kritike mbi Ukrainën dhe energjinë.

Kryeministri britanik Keir Starmer ka pritur liderët e BE dhe vendeve të rajonit, takimin e tij i parë ndërkombëtar që nga marrja e detyrës më 6 korrik.

Mbreti Charles III do të marrë pjesë gjithashtu duke organizuar një pritje për të pranishmit në samit, duke i dhënë një dimension mbretëror ngjarjes.

Për herë të parë, përfaqësues nga NATO, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Këshilli i Evropës do të jenë të pranishëm, duke nënvizuar nevojën kritike për unitet në adresimin e konflikteve dhe paqëndrueshmërisë brenda dhe pranë kufijve të Evropës.

/rtsh.al/