RTSH 24 Live

Kulturë

Salla e re moderne e TOB inaugurohet me kolosët botërorë Plaçido Domingo dhe Ermonela Jaho

12/09/2021

Salla e re moderne e TOB inaugurohet me kolosët botërorë Plaçido Domingo dhe Ermonela Jaho

Me 15 shtator, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit do të mbahet një mbrëmje gala në kuadër të rikonstruktimit të godinës së teatrit. Në inaugurimin e teatrit do të ngjiten në skenë kolosët boterore Placido Domingo dhe Ermonela Jaho. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi shkruan se mezi po pret që të mbahet shfaqja e parë.

“Mirëmëngjesi dhe me padurimin e ngritjes së perdes së skenës së Teatrit të Rilindur Kombëtar të Operas e Baletit, ku në mbrëmjen e 15 shtatorit do të ngjiten artistë që u rritën aty për të kapur majat e botës, por edhe artistë të huaj të atyre majave të botës, ju uroj të diel të mbarë”, shkruan Rama.