RTSH 24 Live

Botë

Rusia synon infrastrukturën energjetike, Zelenski: Mbrojtja kundërajrore e Ukrainës po forcohet

19/11/2023

Rusia synon infrastrukturën energjetike, Zelenski: Mbrojtja kundërajrore e Ukrainës po forcohet

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë me dije se Kievi do të forcojë mbrojtjen e tij kundërajrore pasi Rusia synon infrastrukturën energjetike.

Sipas Zelenski, sistemet kundërajrore do të bëhen më të rëndësishme në planet e mbrojtjes së Kievit me afrimin e dimrit.

"Sa më shumë t'i afrohemi dimrit, aq më të mëdha do të bëhen përpjekjet e Rusisë për të intensifikuar sulmet e saj," vuri në dukje Zelenski.

Infrastruktura energjetike në rajonet jugore të Ukrainës, Zaporizhia dhe Odesa, u sulmua rëndë nga dronët rusë në orët e para të së shtunës, sipas një deklarate nga forcat e armatosura të Ukrainës.

Sulmet shkaktuan një zjarr në një ndërtesë administrative në një kompleks energjetik në Odessa dhe plagosi një person, tha komanda jugore e ushtrisë ukrainase..

Sulme u raportuan gjithashtu në rajonet fqinje Mykolayiv dhe Kherson, si dhe në Ukrainën perëndimore, Kiev dhe Khmelnytskyi.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Moskës tha se mbrojtja kundërajrore ruse parandaloi një sulm me dron në kryeqytetin rus dje, mbrëmjen e së shtunës.

/rtsh.al/