RTSH 24 Live

Europë

Rusia sulmon me raketa Çernihivin në veri të Ukrainës

17/04/2024

Rusia sulmon me raketa Çernihivin në veri të Ukrainës

Një sulm raketor rusë iu ka marrë jetën disa personave dhe plagosur civilë të jerë në qytetin e Chernihivit në veri të ukrianës.  Vyacheslav Chaus, kreu i krahinës me të njëjtin emër, u shpreh se tre raketa kishin goditur në afërsi të qendrës së qytetit.  Kryebashkiku i chernihivit ndërkohë bëri të ditur se raketar ruse kishin shënjestruar një ndërtesë me tetë kate të cilën ai e përshkroi si infrastkturë sociale në një zonë me shumë banorë. Banorëve të qytetit  iu është kërkuar të dhurojnë gjak.  

Krahina e Chernivit, i cili në veri është në kufi  me Bjellorusinë, u pushtua në fillim të pushtimit rus, por që nga tërheqja e ushtirsë ruse në të nuk janë regjistruar luftime intensive mes palëve në luftë. Qendra administrative e saj, qyeti i Chernihivit, ndodhet rreth 145 kilometra nga kryeqyteti Kiev. Para lufte ka patur një popullsi prej 285 mijë banorësh.  Sulmi rus u ndërmor  disa orë pas raportimeve për një sulm ukrainas ndaj një aerodromi ushtarak rus në gadishullin e pushtuar të Krimese. Në disa media sociale u shpërdanrë pamje të një zjarri në aerodromin e Dzhankoy-t në veri të Krimesë. 

Gazetare: Elda Pepa

/ rtsh.al /