RTSH 24 Live

Politikë

Beqiri: Pse nuk proteston Klevis Balliu për motrën e tij për vrasjet në Gërdec?

30/04/2024

Beqiri: Pse nuk proteston Klevis Balliu për motrën e tij për vrasjet në Gërdec?

Avokati Idajet Beqiri, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH deklaroi se disa figura që protestojnë ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj janë të kompromentur dhe nuk kanë as sy e faqe që të bëjnë protesta e të lëshojnë akuza.

Ai solli si shembull për këtë Klevis Balliun, sipas të cilit, motra e tij bashkë me Shkëlzen Berishën bënë masakrën e Gërdecit.

Sipas Beqirit vajta e Veliajt në SPAK ka qenë në statusin e personit që ka dijeni dhe nuk ka të bëjë me deklaratat e krye bashkiakut se ka shkuar në mënyrë vullnetare.

“Në SPAK, apo kudo në prokurori e gjykatë, nuk shkon me dëshirën tënde. Mund të kesh shumë gjëra për të thënë kur shkon vullnetarisht, por duhet bërë kallëzimi i cili më pas shqyrtohet dhe prokurorët vendosin nëse të thërrasin. Veliaj ka shkuar si person që ka dijeni për inceneratorët. Me këtë cilësi ka shkuar në SPAK dhe jo në mënyrë vullnetare. Sa ndjeti në dhomë e paradhomë, janë thjeshtë lojëra fjalësh. Veliaj bëri një lapsus sepse tha se vajti si bashkëpunëtorë. Në gjuhë juridike kjo ka kuptim si i bashkë-fajshëm. Mund të thuash si bashkëpunues dhe kjo është tjetër gjë. Nuk paragjykoj. Sa kohë ka një procedim penal që janë dhe të bashkisë në hetim edhe kryetari do të thirret. Nuk e bën të fajshëm, por as të pafajshëm. Edhe mund të ketë bërë gabime me firmat që hidhen. Ka shumë skenarë që sqarohen nga drejtësia. Ai ka vajtur si person në dijeni. Nuk e paragjykoj. Por, është primitive dhe banale që me metoda shpellare, kur thërrasin figura politike, shkojnë e bëjnë protesta. Ligji është ligj. Sepse shpellarizmi merret si presion. Nga ana tjetër, të dalë djali i Fari Balliut e të bëjë ato që bën, në një kohë që nuk ka sy as faqe që të shkojë në SPAK. Ti thotë hajdut Velisë!. Ai nuk i tha hajdute motrës së tij që bashkë me Shkëlzen Berishën bënë atë masakër në Gërdec.”, tha Beqiri.

/rtsh.al/