RTSH 24 Live

Film

Rusia sfidon SHBA-të, planifikon të xhirojë filmin e parë në hapësirë

13/05/2021

Rusia sfidon SHBA-të, planifikon të xhirojë filmin e parë në hapësirë

Agjencia hapësinore e Rusisë ka thënë se do të dërgojë një aktore dhe një regjisor në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar në Tetor për të bërë filmin e parë me metrazh të gjatë në hapësirë.

Filmi do të bashkëprodhohet nga Dmitry Rogozin, drejtori i përgjithshëm i Roscosmos, me ambicien për ta bërë Rusinë vendin e parë që xhiron një film në hapësirë.

Vitin e kaluar, agjencia hapësinore amerikane, Nasa, konfirmoi se do të bashkohej me aktorin Tom Cruise për të bërë një film hollivudian në ISS (Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar).