RTSH 24 Live

Aktualitet

"Duhet pakt kombëtar për arsimin." Eksperti ngre alarmin: Ja programet mësimore që po mbyllen

08/05/2024

"Duhet pakt kombëtar për arsimin." Eksperti ngre alarmin: Ja programet mësimore që po mbyllen

Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti, në një intervistë për RTSH-24, është shprehur se gjendja e arsimit në vend është alarmante.

I pranishëm në studio, Mehmeti foli për nevojën e një pakti kombëtar për arsimin në Shqipëri.

Sot ne jemi në nivele shumë të dobëta. Jemi i vetmi vend në Ballkan dhe në Evropë pa Kampus Universitar, ku duhet të punonin studentët, të studionin në bibliotekë online apo bibliotekë fizike. Është urgjente, Shqipëria duhet të ketë një pakt kombëtar për arsimin. Duhet të ulemi dhe të japim mendime për gjithë këtë problematikë. Shkolla dhe Familja janë dy institucionet që edukojnë shoqërinë,” deklaroi Mehmeti.

Referuar rezultateve të PISA-s, Mehmeti rendit problematikat me të cilat haset sektori, nga pagat e ulëta të mësimdhënësve, e deri te mungesa e investimeve në teknologji.

Duke folur për ligjin për studentët e mjekësisë, ai tha se nuk bëhet me detyrim mjekësia por duhet të ketë strategji afatgjata që të edukohen brazat për këtë profesion.

Duhet të ketë studime se me këtë pagë qesharake që kanë mjekët e rinjtë që dalin e kanë të pamundur për të ndërtuar familje.

Sipas ekspertit Mehmeti, dy janë profesionet për të cilat ti duhet të kesh; dashuri, dhembësuri, tolerancë, empati për njerëzit dhe këto janë mësuesia dhe mjekësia.

Duhet pasion për këto profesione që të kultivohen për të rinjtë. Jo vitin e parë e bëjmë dy vjet me pas ndryshojmë rregullat e lojës. Në asnjë vend të botës nuk ndryshojnë rregullat kur kanë nisur procesi akademik apo në fund të procesit. Ndaj dhe Gjykata Kushtetuese e hodhi posht sepse ai është një ligj antinjerëzor. Por nuk ishte në propocionalitet nevoja për mjekë e vendit me kufizimet që iu vendosën mjekëve të rijnë,” tha ai.

Duke iu rikthyer studimit të PISA, Mehmeti tha se “është jashtëzakonisht negativ. Kemi mungesë të një analize të thellë dhe të detajuar nga MAS. Po ashtu, kemi mbi 10 vjet që nuk bëjmë një diskutim mbi kurrikulën. Në vend që ne të flisnim për Inteligjencën Artificiale, ne flasim që nxënësit s'dinë shkrim e këndim. Për çfarë flasim?! Është ftohtë, si do ngrohet shkolla, a ka ujë të ngrohtë apo s'ka, a ka higjienë apo s'ka higjienë, a ka siguri në shkolla apo jo," u shpreh ai.

Ndaj tha ai, qeveria duhet të bëjë një pyetje se si mund të mbahen të rinjtë në Shqipëri, qofshi këta, mjek, inxhinier, mësues, gazetar. Këtu fillon strategjia? Sepse ne kemi cilësi të dobët të arsimit, cilësi të dobët të shërbimeve në shëndetësi.

Përveç problematikave të studentëve të mjekësisë kemi gjithashtu dhe programe studimi që janë mbyllur dhe të tjera do të mbyllen së shpejti. Kush do ta çoj fëmijën për letërsi shqipe. E dini që ne kemi regjistruar vetëm 30 student për arsimin parashkollor në gjithë Shqipërinë. Në Durrës është regjistruar vetëm një I ri në këtë degë. Si mund të zgjidhet kjo kur në Durrës duhet të ishin 25 studentë , më gjuhë të huaja. Kjo mund të zgjidhet me mbështetje financiare për rrogat,” theksoi ai.

/rtsh.al/