RTSH 24 Live

Film

Përkujtohet Adriana Elini, figurë e shquar e filmit dokumentar shqiptar

04/04/2024

 Përkujtohet  Adriana Elini, figurë e shquar e filmit dokumentar shqiptar

 
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit përkujtoi së fundi një prej figurave të shquara të filmit dokumentar shqiptar, regjisores Adriana Elini-Xhajanka, me rastin e 87 vjetorit të lindjes së saj. 

Në faqen online të AQSHF shkruhet se ajo krijoi dhe fiksoi në celuloid jetën, njerëzit, punën, peizazhin e Shqipërisë së viteve ’60 – ’80.

Regjisorja Adriana Elini-Xhajanka, i përket brezit të regjisoreve që filluan punë në fund të viteve ’50 në Kinostudion "Shqipëria e re".  Me pasionin e dashurinë për profesionin,  nga regjisore montazhi ajo kaloi në regjisore dokumentari dhe për mëse tri dekada krijoi vlera në fushën e kinematografisë dokumentare shqiptare.

Gjatë viteve të krijimtarisë, Adriana realizoi rreth 40 dokumentarë artistikë, reportazhe, kronika të ngjarjeve të kohës. 

Por më së shumti Elini trajtoi filmin-portret ndërmjet të cilit ajo ka “vizatuar” bashkëkohësit e saj, duke merituar e disa çmimeve në festivalet e filmit dokumentar. 

( Marrë nga ATSH )

/ rtsh.al /