RTSH 24 Live

Europë

Rusia njofton ndalimin e dhjetëra mediave të BE-së në shenjë hakmarrjeje

25/06/2024

Rusia njofton ndalimin e dhjetëra mediave të BE-së në shenjë hakmarrjeje

Moska ka njoftuar se po ndalon hyrjen brenda Rusisë 81 media që transmetojnë në BE-, si një veprim hakmarrës pas një ndalimi të ngjashëm të BE-së për disa marka mediatike ruse.

Bashkimi Evropian në maj tha se po pezullonte shpërndarjen e katër mediave ruse – Zëri i Evropës, agjencia e lajmeve RIA dhe gazetat Izvestia dhe Rossiyskaya Gazeta.

“Këto media janë nën kontrollin e përhershëm të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të udhëheqjes së Federatës Ruse dhe kanë qenë thelbësore dhe instrumentale në sjelljen përpara dhe mbështetjen e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe për destabilizimin e vendeve fqinje” , tha Këshilli i BE-së në një deklaratë.

 “Lista e mediave të sapo ndaluara përfshin disa agjenci lajmesh, si AFP e Francës dhe EFE e Spanjës, së bashku me kanale të ndryshme televizive, gazeta, botime në internet dhe korporata transmetuese që veprojnë në vendet e BE-së”.

Sot, Ministria e Jashtme ruse ka reaguar duke publikuar një listë me 81 media nga 25 shtete anëtare të BE-së, transmetimet e të cilave nuk do të jenë më të disponueshme brenda Rusisë.

Moska nga ana e saj i ka akuzuar këto media për “shpërndarje sistematike të informacionit të pasaktë” në lidhje me luftën.

Ndër mediat e ndaluara janë transmetuesit italianë Rai dhe La7 dhe gazetat La Repubblica dhe La Stampa.

Ministria e Jashtme italiane e ka dënuar vendimin, duke e quajtur të pajustifikuar masën kundër raportimit “objektiv dhe të paanshëm”.

 

/rtsh.al/