RTSH 24 Live

Europë

Vizita e Papa Franceskut në Belgjikë është eklipsuar nga rastet e abuzimit të priftërinjve me fëmijët

9 orë para

Vizita e Papa Franceskut në Belgjikë është eklipsuar nga rastet e abuzimit të priftërinjve me fëmijët

Gjatë një fjalimi në bazilikën e zemrës së shenjtë në Koekelberg të Belgjikës, Papa Francesku iu drejtua sërish të shtunën viktimave që janë abuzuar nga kleri në atë vend. "Abuzimi prodhon vuajtje dhe plagë mizore që minojnë edhe rrugën e besimit. Një nga rrënjët e dhunës vjen nga abuzimi i pushtetit kur përdoren ofiqet për të shtypur ose manipuluar të tjerët" u shpreh ati i shenjtë, duke u zotuar se kisha katolike do të mësonte nga viktimat. 

Papa francesku mbërriti të premten në Belgjikë ku kryeministri Alexander de Croo dhe mbreti Fillip nuk lanë pa përmendur çështjen e abuzimeve seksuale brenda kishës.  

Mbreti i Belgjikës i tha atit të shenjtë se ishte dashur shumë kohë për nisjen e kërkimit të mënyrave për riparimin e të pariparueshmes. 

Ndërsa kryeminsitri belg u shpreh se fjalët nuk mjaftonin dhe nevojiteshin të merreshin hapa konkrete. "Viktimat duhet të dëgjohen dhe duhet të jenë në qendër të vëmendjes. Kanë të drejtë që e vërteta të dalë në shesh", u shpreh De Croo gjatë ceremonisë së pritjes së papës, i cili u përgjigj duke thënë se Kisha duhet të kërkonte falkje. Ndërsa abuzimin seksual të fëmijëve nga kleri e quajti turp për kishën.  

Po të premten, Ati i Shenjtë u takua në kryeqytetin belg me një grup prej 17 personash që kanë qenë subjekt i abuzimit seksual nga kleri të cilët kërkojnë që Kisha katolike ti kompensojë për traumën dhe ti paguajë për terapinë për të cilën shumë prej tyre kanë nevojë. Pjesëmarrësit bënë me dije se i kanë dhënë Papës një muaj kohë për të shqyrtuar kërkesat e tyre.  Gjatë fjalimit të së shtunës kreu i kishës katolike premtoi se do te bënte ç’ishte e mndur për të ndihmuar viktimat. 

Qëllimi I vizitës së Papa franceskut në Belgjikë ishe pjesëmarja në aktivitetet për 600 vjetorin e krijimit të dy universiteteve katolike. Por një dokumentar me seri transmetuar në televizion dhe një hetim i parlamentit të vendit kanë nxjerrë në plan të parë qindra raste të abuzimit të fëmijëve nga priftërinjtë në atë vend.

Gazetare Elda Pepa

/ rtsh.al /