RTSH 24 Live

Europë

Më shumë se 266 mijë refugjatë ukrainas të punësuar

27/09/2024

Më shumë se 266 mijë refugjatë ukrainas të punësuar

Ukrainasit që kanë kërkuar strehim në Gjermani që nga pushtimi rus i vendit të tyre në vitin 2022 kanë bërë hapa të rëndësishëm në tregun e punës pas një fillimi të ngadaltë, njoftoi ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil.

Vetëm në shtator, më shumë se 8,500 ukrainas u punësuan në tregun gjerman të punës, në trajnim apo vetëpunësim, deklaroi Heil. Kjo shifër është më shumë se dy herë më e lartë krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar.

“Këto shifra tregojnë që "Job Turbo" qartësisht po funksionon”, theksoi ministri duke iu referuar iniciativës që synon integrimin e refugjatëve në  tregun gjerman të punës.

Pavarësisht mjedisit të vështirë ekonomik, rreth 266,000 nga 700,000 ukrainasit në moshë pune që erdhën në Gjermani ishin në marrëdhënie pune në korrik 2024, rreth 213,000 prej të cilëve ishin subjekt i kontributeve të sigurimeve shoqërore.

/ rtsh.al /