RTSH 24 Live

Botë

Rusia ndal eksportet e naftës, mungon karburburanti në vend, do furnizohen vetëm katër shtete

22/09/2023

Rusia ndal eksportet e naftës, mungon karburburanti në vend, do furnizohen vetëm katër shtete

Qeveria ruse ka njoftuar ndalimin e përkohshëm të eksporteve të karburanteve drejt gjithë vendeve të tjera, përveç katër shteteve ish sovjetike, në mënyrë që të shmanget mungesa së këtyre produkteve në treguan vendas. 

Ndalimi, i cili nuk do të vlejë për Bjellorusinë, Kazakistanin, Armeninë dhe Kirgistanin, synon të maturojë tregun e karburanteve dhe të ulë çmimet për konsumatorët vendas, thuhet në një deklaratë të qeverisë .

Ministria e Energjisë thotë se masa gjithashtu do të parandalojë eksportet e padeklaruara të karburanteve.  Gjatë muajve të fundit, rusët janë përballur me problem në furnizimin me naftë dhe benzinë.

Çmimet e shumicës janë rritur ndjeshëm, megjithëse për çmimet e pakicës është vendosur një kufi . Më e prekuri është jugu i vendit, ku karburantet janë jetësore për mbledhjen e të korrave.

Tregtarët thonë se tregu i karburanteve është goditur nga faktorë ku përfshihet mirëmbajtja e rafinerive të naftës apo edhe dobësimi i monedhës vendase, rublës. Vitin e shkuar, Rusia eksportoi rreth 7,8 milionë fuçi naftë në ditë.

Gazetare E.Pepa

/RTSH/