RTSH 24 Live

Politikë

Rrokada Kim-Kostelançik, ndryshon emri, jo qasja ndaj problemeve shqiptare

31/03/2023

Rrokada Kim-Kostelançik, ndryshon emri, jo qasja ndaj problemeve shqiptare

Dejvid Kostelançik, propozimi i Presidentit Bajden për ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka prezantuar prioritetet e mandatit të tij përpara komitetit të politikës së jashtme të Senatit Amerikan. 

Me daljen publike të ditës së enjte nis zyrtarisht numërimi mbrapsh për ardhjen në Tirane të ambasadorit të 24-t të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai do të zëvendësojë Juri Kim që nisi misionin e saj në janar të vitit 2020.

Nga momenti që Kostelancik hyri në dyert e Komitetit të Jashtëm të Senatit, nëse procedura ecën normalisht, ai pritet të vijë në Shqipëri brenda veres, por jo përpara muajit korrik. Procedura kërkon që Senati të konfirmojë propozimin e Presidentit Bajden në ditët në vijim, gjë që ndodh në një seancë të të gjithë anëtarëve të Senatit. 

Nga ai çast Kostelançik duhet të mbyllë procedurat burokratike në SHBA, të cilat përfshijnë konsultime në Departamentin e Shtetit, Departamentin e Mbrojtjes, Departamentin e Drejtësisë, Shtëpinë e Bardhë dhe institucione të tjera. Pas këtyre procedurave, ai merr formalisht drejtimin e Ambasadës në Tiranë. Këto veprime, në bazë të historikut me paraardhësit e tij, nuk zgjasin me shume se tre muaj. 

Nga largimi i Ambasadores Kim deri tek mbërritja e Ambasadorit Kostelançik, pritet të kalojnë disa javë. Të dyja mendohet se do të ndodhin vonë gjatë verës, midis fundit të korrikut dhe fundit të gushtit.

Kim dhe Kostelançik mund të ndërrojnë njeri - tjetrin, por nga deklarimet e ambasadorit të ri amerikan, asgjë tjetër në raport me Shqipërinë nuk do të ketë ndryshim. Prioritetet mbeten të njejtat, që nga lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, forcimit të institucioneve demokratike dhe atyre të drejtësisë, çka nënkupton te njejten mbeshtetje per reformen ne drejtesi. I vetmi ndryshim mund te jete ne forme, por jo thelb, pra ne permbajtje, duke ditur se secili nga ambasadorët në të shkuarën ka patur mënyrat e tij në qasjen ndaj problemeve, pa ndryshuar linjën politike të Uashingtonit.

Zoti Kostelanëik për më tepër nuk është një emër i panjohur në Tiranë. Ai ka shërbyer për dy vite në ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri në vitet 92-94 në zyrën politike. Pak vite më parë, Kostelancik vizitoi Shqipërinë si Drejtor i Zyrës për Europën Jugore-Qendrore në Departamentin e Shtetit. I njeh problemet, i njeh edhe shqiptarët dhe politikën shqiptare. Për të nuk do të jetë shumë e vështirë të ambjentohet sa kohë, shumë prej aktoreve kryesore të politikës mbeten ende ata të vitit 1992.

/ rtsh /