RTSH 24 Live

Aktualitet

Rritje pagash për ministrat dhe deputetët, aktivistë të "Lëvizjes Bashkë" protestë para Kuvendit: Mos u ngopshi

25/05/2023

Rritje pagash për ministrat dhe deputetët, aktivistë të "Lëvizjes Bashkë" protestë para Kuvendit: Mos u ngopshi

Teksa Kuvendi merr në shqyrtim projektligjin për rritjen e pagave, jashtë ambienteve të tij aktivistë të “Lëvizjes Bashkë” po protestojnë kundër rritjes së pagave për deputetët dhe kabinetin qeveritar, propozim ky i miratuar në mbledhjen e së martës në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, me bashkimin e votave të deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Qytetarët e mbledhur jashtë Kuvendit me pankarta në duar “Mos u ngopshi” dhe me thirrjet “Hajdutë”, kanë hedhur tufa parash ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, teksa ky i fundit po jepte prononcim ndaj një mediave.

Ahmetaj iu kundërpërgjigj protestuesve duke ju thënë se pagat do të rriten 100% në vitin 2025.

Pagat e reja të ministrave dhe deputetëve

Kështu koeficienti i pagës se Kryetarit te Kuvendit nuk do të jetë 0.539 sa ishte në draftin e ligjit të qeverisë, por do të jetë 0.925. Kjo do të thotë se kryetari i Kuvendit nuk do të marrë 229 mijë leke sa ishte në projekt por do të marre 393 mijë e 125 lekë.

Po keshtu edhe zvkryeministri i vendit nuk do te marrë 187 mijë leke, por do të ketë koeficientin e ri të hierarkies prej 0.775 ose një pagë mujore prej rreth 330 mije lekë.

Ministrat e qeverisë do të paguhen me koeficientin e ri 0.75 dhe paga e tyre mujore nuk do te jetë 175 mije leke, por do të jetë 318.750 leke.

Deputetët e kanë "zbritur" nivelin nga ministrat.

Koeficienti i tyre do të jetë 0.73 që do të thotë se paga e deputetit do të jetë 310.250 leke nga 157 mijë që ishte në pr/ligjin e dërguar në komisionin e ekonomisë.

Për anëtarët e bordeve koeficienti do të jetë 0.45, ndërsa për anëtarët e Komisionit të Konkurencës koeficienti është 0,5.

Rritja e pagës nis nga 1 prilli 2023. Për pr/ligjin që iu bashkuan propozimet e reja deputetët e maxhorancës bashkuan votat me deputetët e opozitës. 

/rtsh.al/