RTSH 24 Live

Politikë

Komisioni i Ekonomisë kalon pr/ligjin për pagat e administratës, u rritet rroga dhe deputetëve e ministrave

23/05/2023

 Komisioni i Ekonomisë kalon pr/ligjin për pagat e administratës, u rritet rroga dhe deputetëve e ministrave

Deputetët e maxhorancës dhe të opozitës në Komisionin e Ekonomisë bashkuan votat për të miratuar pr/ligjin e qeverisë për rritjen e pagave të të gjithë administratës shtetërore duke shtuar edhe rritjen e pagave të deputetëve edhe ministrave.

 paga e tyre të përfshihet në hierarkinë e pagave të reja.

Propozimet shtesë për koeficientët e korrigjuar të hierarkisë së pagave u bënë nga vetë deputetët në komision dhe me dakordësimin e ministres së Financave, Delina Ibrahimaj u miratuan me votë. Vetëm Agron Shehaj votoi kundër.

Pr/ligji i mbërritur në Kuvend nga qeveria parashikonte vendosjen e hierarkisë së pagave për funksionarët më të lartë shtetërorë duke vendosur pagën e presidentit si më të lartën e që nuk mund të arrihet. Por në këtë piramidë të rritjes së pagave ishin përjashtuar deputetët dhe ministrat. 

Pagat e reja të ministrave dhe deputetëve

Kështu koeficienti i pagës se Kryetarit te Kuvendit nuk do të jetë 0.539 sa ishte në draftin e ligjit të qeverisë, por do të jetë 0.925. Kjo do të thotë se kryetari i Kuvendit nuk do të marrë 229 mijë leke sa ishte në projekt por do të marre 393 mijë e 125 lekë.

Po keshtu edhe zvkryeministri i vendit nuk do te marrë 187 mijë leke, por do të ketë koeficientin e ri të hierarkies prej 0.775 ose një pagë mujore prej rreth 330 mije lekë.

Ministrat e qeverisë do të paguhen me koeficientin e ri 0.75 dhe paga e tyre mujore nuk do te jetë 175 mije leke, por do të jetë 318.750 leke.

Deputetët e kanë "zbritur" nivelin nga ministrat.

Koeficienti i tyre do të jetë 0.73 që do të thotë se paga e deputetit do të jetë 310.250 leke nga 157 mijë që ishte në pr/ligjin e dërguar në komisionin e ekonomisë.

Për anëtarët e bordeve koeficienti do të jetë 0.45, ndërsa për anëtarët e Komisionit të Konkurencës koeficienti është 0,5.

Rritja e pagës nis nga 1 prilli 2023. Për pr/ligjin që iu bashkuan propozimet e reja deputetët e maxhorancës bashkuan votat me deputetët e opozitës. 

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se pr/ligji për pagat  do të kalonte këtë javë në Kuvend. 

Para votimit deputetët ngritën zërin për rritjen e pagës së tyre.

“Sa i takon rrogës unë pranoj me vullnet të plotë të jem i fundit por jo i përçmuar dhe as i etiketuar dhe për më tepër për arsye të funksionit” tha deputeti socialist, Erion Braçe.

“Po u kërkoni deputetëve të kuvendit të Shqipërisë të aprovojnë rritjen e rrogës për të gjithë vetëm për veten e tyre jo. Po thoni që rrogat tona janë absolutisht të parëndësishme" tha deputeti demokrat, Agron Shehaj.

Lexo dhe: Analiza/ Çfarë ka ndodhur mes viteve 2006 dhe 2023 për pagat shtetërore?

 

Ora 11:17 Pr.ligji për pagat/ Shehaj: S'është normale që s'preken ministrat dhe deputetët. Ibrahimaj: Propozimi do vijë më vonë

Pr.ligji për rritjen e pagave ka nxitur debate në Komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financave. Deputetët kanë shfaqur pakënaqësi ndaj këtij pr.ligji për faktin se nuk është përfshirë në të, rritja e rrogave për anëtarët e kabinetit qeveritar dhe deputetëve.

Deputeti demokrat Agron Shehaj ka kërkuar nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, arsyen se përse qeveria nuk ka përfshirë në këtë reformë dhe pagat e ministrave dhe deputetëve, ndërsa një fakt të tillë e konsideroi jo normale.

“Rrogat e ministrave dhe deputetëve janë më pak të rëndësishme? Ju duket normale? Një drejtoreshë, një këshilltare, një ministre të kenë një rrogë më të lartë se e juaja ju duket normale”, tha Shehaj.

Pikëpyetjeve të tij, iu dha përgjigje ministrja Ibrahimaj e cila sqaroi se rritja e pagave për anëtarët e kabinetit qeveritar dhe deputetët do të ndodhë pas përfundimit të reformës së pagave në të gjitha kategoritë e tjera.

Propozimi që kemi sjellë për shqyrtim nuk parashikon rritje të pagave për anëtarët e kabinetit qeveritar dhe deputetët. Kjo arsye sepse donim të siguroheshim që të gjitha kategoritë ee tjera të përfitonin nga rritja e pagave, dhe më pas do risillnim një nisëm edhe për anëtarët e kabinetit. Qëllimi është të përfundojë reforma dhe më pas të vijë propozimi për pagat e kabinetit dhe të deputetëve. Qëllimi nuk është vlerësimi mbi punën e ministrave dhe deputetëve, por që reforma të përfundonte dhe të përcaktohej më pas paga. Kjo reformë do implementohet me dy hapa”, tha Ibrahimaj.

Më tej, deputeti socialist Erion Braçe ngriti shqetësimin mbi diferencën e thellë mes rrogave të drejtuesve të shoqërive tregtare me ato të punonjësve.

Kemi diferencë të madhe nga rrogat e drejtuesve të shoqërive tregtare me rrogat e punëtorëve. Ndërmarrjet e sektorit të energjisë elektrike, diferenca mes rrogës së titullarit dhe punonjësve shkon me disa herë.

Nëse punonjësve të shërbimeve publike të shtetit u indeksojmë pagat, punëtorëve të këtyre ndërmarrjeve nuk u është indeksuar paga. Patjetër që ne do përcaktojmë pagën e nivelit të lartë, drejtues administrativ të këtyre shoqërive tregtare, por duhet bërë një rregullim, sepse fushat e këtyre ndërmarrjeve nuk kanë ndonjë konkurrencë të madhe, operojnë në kushtet e monopolit sot që flasim.

Kjo diferenca mes pagës së drejtuesit, bordit administrativ dhe punonjësit të mos jetë kaq e madhe. Si do trajtohen rrogat e tyre në raport me inflacionin? Çdo ndodhë? Këta mund të jenë njerëz të pambrojtur totalisht”, tha Braçe.

Nga rritja e pagave që kishte parashikuar qeveria përfitonin 250 funksionarë publikë, që e kanë pagën të lidhur me pagën e presidentin, i cili do të ketë një pagë prej 425 mijë lekësh. Rritja për 130 330 punonjës të administratës publike do të realizohej në harkun kohor të dy viteve, me një kosto totale prej 39 miliardë lekësh.

/rtsh.al/