Projektligji për rritjen e pagave për deputetët e ministrat duhet të votohet sot, por të hyjë në fuqi jo përpara prillit të vitit 2024, kur planifikohet që paga mestarë në vend të shkojë në 900 euro. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, ku po diskutohet në lidhje me projektligjin për rritjen e pagave.
Kreu i qeverisë u shpreh dakord për piramidën e pagave, teksa tha se nuk mund të pranohet që rroga e Presidentit të jetë më e vogël se ajo e një mësuesi. Megjithatë, Rama tha se do të ishte e pamoralshme që kjo rritje të bëhej para rritjes së rrogave për të gjithë.
“Është hipokrizi çfarë dëgjova më parë, pasi nivelet e pagave nuk përcaktohen sipas qejfit, por mbi një logjikë të një ekspertize të caktuar. Ka një piramidë pagash. Nuk mund të ndërtosh një piramidë pagash dhe ta vendosësh Presidentin nën një mësues, pavarësisht se puna e përditshme e një mësuesi mund të jetë ëmë me stres se ajo e Presidentit. Kemi bërë një lajthitje që e kemi bërë me vetëdije me sistemin e drejtësisë, pro ajo është bërë dhe nuk drejtësisë sepse nuk mund të kemi prokurorë që paguhen më shumë se Presidenti. Mund ta kenë punën më me stres se presidenti, por nuk mund të kemi sepse nuk ka kështu.
Doni të bëni këtë qarjen e halleve? Deputetët të paguhen me pagë minimale gati jam unë, hajdeni. Nëse doni t’i shkojmë logjikës që të gjithë janë në halle më të mëdha sesa hallet dhe punërat tuaja atëherë çfarë stresi më të madh keni ju se ata që punojnë në fason? Nuk i hyhet këtij monopati për t’u tallur me ata që na ndjekin. Hajdeni pranoni pagën minimale, por unë jam dakord që të jenë siç janë në piramidë dhe siç i ka e gjithë bota. Në rajon janë po kështu, nuk kam parë askund ku pagat e deputetëve të jenë sa pagat e mësuesve apo mjekëve, as në asnjë vend të Europës. Piramida e pagave duhet të jetë ekzakt siç është propozuar. Unë nuk e votoj, duhet të votohet sot dhe duhet të hyjë në fuqi kur të rritet paga për të gjithë. Se nëse ne i themi se paga juaj do jetë e plotë e rritur dhe ne do e kemi pagën 900 euro në prill të viti të ardhshëm dhe për ministrat e deputetët duhet të hyjë në fuqi jo përpara këtij afati, përpara kësaj është e pamoralshme”, tha Rama.
Komisioni i Ekonomisë miratoi të martën (23 maj) projektligjin për rritjen e pagave të administratës dhe institucioneve të pavarura në nivelin nga 20-60%. Sipas projektligjit, paga e Kryetarit te Kuvendit do të shkojë nga 229 mijë leke që ishte, në 393 mijë e 125 lekë. Zvkryeministri i vendit nuk do të marrë 187 mijë leke, por një pagë mujore prej rreth 330 mije lekë. Ministrat e qeverisë do të paguhen me 318.750 leke, nga 175 mije leke aktualisht.
/rtsh.al/