RTSH 24 Live

Aktualitet

Rritet trajtimi financiar mbi pagën për 6 mijë efektivë të Forcave të Armatosura

10/10/2024

Rritet trajtimi financiar mbi pagën për 6 mijë efektivë të Forcave të Armatosura

Qeveria shqiptare ka miratuar projektvendimin që përmirëson në mënyrë të ndjeshme trajtimin financiar të personelit të Forcave të Armatosura.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha se nga ky projektvendim preken rreth 6 mijë efektivë, 2500 prej të cilëve e përfitojnë për herë të parë një shtesë të tillë. Trajtim të shtuar financiar do të përfitojnë edhe kapacitete kombëtare si; Forcat Speciale, pilotët, inxhinierët dhe teknikët e mirëmbajtjes, Njësia Cyber, Dronët, Forcat e Dedikuara për emergjencat civile dhe shumë e shumë kapacitete të tjera.

“Trajtimi financiar për personelin fluturues dhe mbështetës, sipas këtij vendimi do të variojë deri në 100,000 lekë mbi pagën në muaj dhe nga ky vendim përfitojnë rreth 200 ushtarakë” tha ministri Vengu.

Për efektivët e Agjencisë së Inteligjencës, trajtimi financiar mbi pagën shkon deri në 20,000 lekë në muaj për rreth 150 ushtarakë.

“Për ushtarakët aktivë të strukturave të tjera, shtesa mbi pagën shkon deri në 70,000 lekë në muaj, duke përfshirë edhe ata ushtarakë që nuk e kanë përfituar më parë këtë shtesë”, nënvizoi Vengu.

/ rtsh.al /