RTSH 24 Live

Sociale

Rritet numri i turistëve, në Libohovë shtohen investimet në bujtina

12/04/2024

Rritet numri i turistëve, në Libohovë shtohen investimet në bujtina

Përgatitjet për këtë sezon turistik kanë nisur herët në bashkinë e Libohovës dhe administratorët e bujtinave familjare ende po punojnë për të mirëpritur këtë vit turistët e shumtë që do i vizitojnë.

Agush Hide është njeri prej të rinjve që ka vendosur të investojë në këtë drejtim. ”Vendosëm të investonim në këtë zonë pasi i mungonte një investim i tillë. Pritshmëritë janë të mira, presim të ketë një turizëm të suksesshëm”, tha Hide.

I riu nga Libohova thotë se “veç akomodimit dhe gatimeve tradicionale të zonës, në bujtinën e tyre do të ofrohen edhe aktivitete për vizitorët siç është ngjitja në male, ecjet nëpër natyrë e të tjera për të ofruar një paketë më të plotë turistike”.

Me rritjen e numrit të turisteve në Libohovë nga viti në vit po rritet edhe interesi i banorëve që duan të orientohen drejt këtij sektori me rëndësi edhe për zhvillimin e tyre ekonomik.

RTSH