RTSH 24 Live

Sociale

Rritet insuficienca kardiake pas pandemisë, kardiologët qasin mjekimin e ri që siguron jetëgjatësi

03/07/2022

Rritet insuficienca kardiake pas pandemisë, kardiologët qasin mjekimin e ri që siguron jetëgjatësi

Numri i infarkteve kardiake ka pësuar rritje në vendin tonë. Sipas mjekeve kjo jo aq për faktin e temperaturave të larta sa për shkak të dëmtimit sistematik të stilit të të jetuarit, të yndyrave dhe diabetit të patrajtuar si dhe mungesës se lëvizshmërisë. Profesor Artan Goda thotë se sëmundjet e zemrës kanë rritur numrin e personave që vuajnë nga insuficienca kardiake.

Shef i shërbimit të kardiologjisë dhe kabinetit te hemodinamikës në QSUT, shpjegon se gjithë suksesi i mjekimit konsiston në atë se sa je në gjendje të mbrosh muskulin e zemrës i cili nëse dëmtohet nuk arrin të pompojë sasinë e gjakut të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e trupit.

Sa më shumë dëmtohet muskuli i zemrës aq më shumë kemi insuficence kardiake”, u shpreh ai.

Por numri i të sëmurëve me insuficiencë kardiake është rritur edhe për shkak të një faktori tjetër.

Dhjetë vitet e fundit ka patur një revolucion në trajtimin e insuficiencës kardiake ku kardiologjia shqiptare ka qenë në gjurmim të saj gjatë gjithë kohës e cila siguron jo vetëm jetëgjatësi por edhe cilësi jete.

Në Shqipëri janë afërsisht 140 mijë shqiptarë që vuajnë nga sindromi i insuficiencës kardiake. Çdo vit shtohen rreth 3.360 raste.

/rtsh.al/