RTSH 24 Live

Ekonomi

Rriten sipërfaqet me patate në Maliq, shkak, çmimi i favorshëm i shitjes vitin e kaluar

03/04/2024

Rriten sipërfaqet me patate në Maliq, shkak, çmimi i favorshëm i shitjes vitin e kaluar

Rriten sipërfaqet e mbjella me patate në fushën e Maliqit. Për shkak të çmimit të mirë të shitjes gjatë vitit të kaluar fermerët këtë vit kanë mbjellë edhe 100 Ha më shumë me këtë kulturë bujqësore, duke e çuar në gati 800 Ha sipërfaqen totale të mbjellë me patate

Edhe këtë vit sipas Arben Dulellarit, Drejtor i Bujqësisë në Bashkinë Maliq ka pasur vështirësi për gjetjen e farërave cilësore të cilat vijnë nga importi, por pavarësisht kësaj mbjellja është arritur të realizohet.

Në të gjithë qarkun e Korçës në total mbillet një sipërfaqe prej më shumë se 2000 Ha me patate ndërsa realizohet një prodhim prej më shumë se 60 mijë ton.

RTSH