Përgjatë katër muajve të parë të vitit, Shqipëria ka numëruar rreth 2.3 milionë hyrje nga shtetas të huaj.
Kjo shifër që paralajmëron mundësinë që këtë vit vendi të shënojë rekorde të reja sa i përket turizmit.
Sipas autoriteteve të turizmit pritshmëritë janë që këtë vit numri i turistëve të arrijë në 14 milionë.
Analsitët thonë se kjo shifër është e mundur, madje mund edhe të tejkalohet.
Ndërkaq bizneset po nxitojnë të përgatiten për sezonin e ri veror. Të dhënat e tregtisë së jashtme flasin për një rritje të fortë të blerjeve të artikujve që nevojiten për sezonin veror.
Sipas të dhënave në muajin Prill të këtij viti është regjistruar një rekord krahasuar me të njejtin muaj të viteve të mëparshme. Sasia e importuar e prodhimeve të kashtës u rrit me 268% si dhe vlera e tyre arriti në 12.3 milionë lekë nga 3.3 milionë lekë që ishte vitin e kaluar.
Ndërkaq importet e çadrave të diellit arriti në 75.6 milionë lekë, ose gati 3 herë më shumë se vitin e kaluar.
Sipas SCAN
/ rtsh.al /