RTSH 24 Live

Botë

Rrëzohet helikopteri spitalor në Turqi - Përplasja me godinën e spitalit i merr jetën dy pilotëve dhe dy mjekëve

7 orë para

Rrëzohet helikopteri spitalor në Turqi - Përplasja me godinën e spitalit i merr jetën dy pilotëve dhe dy mjekëve

Një helikopter i urgjencave mjekësore u rrëzua këtë të diel në provincën e Muglas jugperëndim të Turqisë duke i marrë jetën dy pilotëve, një mjeku dhe një infermieri. "Helikopteri ra në tokë pasi goditi katin e katërt të një spitali gjatë ngritjes, tha guvernatori i provincës Mugla, Idris Akbiyik.

Ai shtoi se në zonën ku ndodhi aksidenti ka pasur mjegull dhe se shkaku i saktë i rrëzimit do të përcaktohet nga hetimet.  Pas një dite  mungese shërbimi për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, pilotët e helikopterit të ambulancës turke vendosën të ngriheshin për një fluturim drejt Antalias, por u ndeshën me mjegull të dendur pak pas nisjes.

Në kthim, mjegulla e dendur bëri që helikopteri të përplaset me spitalin dhe të rrëzohet në oborr.  Aksidenti vjen pak më pak se dy javë pasi gjashtë ushtarë u vranë kur dy helikopterë u përplasën gjatë një stërvitje të ushtrisë në provincën jugperëndimore Ispartas. Në atë kohë, ministria e mbrojtjes nuk specifikoi se çfarë e shkaktoi përplasjen ku humbën jetën 6 persona.

/RTSH/