RTSH 24 Live

Aktualitet

Gjendet i pajetë një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se ka qenë viktimë e një grabitje

6 orë para

Gjendet i pajetë një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se ka qenë viktimë e një grabitje

Një 68-vjeçar është gjetur i pajetë në Vlorë këtë të diel (22 dhjetor), teksa dyshohet se është vrarë. Ngjarja u regjistrua në lagjen “10 korriku”, teksa i moshuari dyshohet se ka qenë pre e një grabitje. Sipas Policisë, praraprakisht dyshohet se i moshuari ka vdekur si pasojë e një arresti kardiak, por në trupin e fytyrën e tij janë konstatuar dëmtime.

Për pasojë, trupi do t'i nënshtrohet ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar qart shqet e dëmtimeve në fytyrë dhe shkakun e vdekjes. Për momentin nuk dihen ende më shumë detaje rreth kësaj ngjarje, teksa policia ka nisur hetimet.

/rtsh.al/