RTSH 24 Live

Greqi

Rregullorja e re për emigrantët në Greqi, në Kakavijë nuk ka urdhër zyrtar

18/03/2024

Rregullorja e re për emigrantët në Greqi, në Kakavijë nuk ka urdhër zyrtar

Gazeta zyrtare "Kathimerini" ka shkruar se rregullorja e re e lëshuar nga autoritetet greke do të ndalojë kalimin e kufirit për emigrantët që kanë vetëm një vërtetim që dëshmon se janë në pritje të lejes së qëndrimit.

Pas 30 marsit të këtij viti, nuk mund të udhëtohet drejt Shqipërisë vetëm me vërtetim.

E njëjta vlen edhe për ata që ndodhen jashtë Greqisë. Ata duhet të kthehen brenda datës së caktuar, ndryshe nuk do të lejohen.

Burime nga pika kufitare në Kakavijë konfirmojnë se kjo rregullore nuk ka mbërritur zyrtarisht, ndërsa pohojnë se situata është e qetë dhe nga të dyja palët vijojnë lëvizjet normalisht.

Gazetare: Enkelejda Domeri

/rtsh.al/