RTSH 24 Live

Aktualitet

Rinisin reshjet, Emergjencat Civile në Shkodër: Situata shqetësuese, por e menaxhueshme

22/01/2021

Rinisin reshjet, Emergjencat Civile në Shkodër: Situata shqetësuese, por e menaxhueshme

Prej mesnatës në rajonin e Shkodrës kanë rinisur reshjet e paralajmëruara të shiut. Në raportin ditor Bashkia e Shkodrës rithekson kërkesën për mbështetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë për Njësitë Administrative Ana e Malit dhe Dajç. Ndersa Prefektja e Shkodres Majlinda Angoni gjatë nje inspektimi ne Obot tha se kjo detyrë i takon bashkive.

Përpos reshjevete të shiut shqetësim  mbeten edhe reshjet e borës. Vijon të jetë e bllokuar zona e Thethit, pasi rruga në Qafë Thore vijon të jetë e pakalueshme: Pas më shumë se dy javësh, këtë të premte në rrugën e Obotit kalimi është i mundur edhe për mjete të ulëta.