RTSH 24 Live

Sociale

Rikthehet pranvera - Përmirësohet moti pas “dimrit” të fundit

22/04/2024

Rikthehet pranvera - Përmirësohet moti pas “dimrit” të fundit

Fillim java ka nisur me diell në Shkodër. Po Ashtu që prej mbrëmjes së të dielës edhe në zonat malore kanë pushuar reshjet e borës duke bërë që akset të jenë të qarkullueshme normalisht. Vizitorë të shumtë I janë drejtuar zonës turistike të Thethit për të shijuar bukuritë natyrore.

Edhe në Pukë ka pasur përmirësim të situatës ku dëbora i ka lënë vendin gjelbërimit në harkun kohor të 24 orëve.

Në Bashkinë Fushë arrëz akset kanë qenë të qarkullueshme ku edhe zona e Iballës është hapur për automjetet ndonëse nevojitet prezenca e gomave dimërore.

Megjithatë duket se moti me diell nuk do të zgjasë shumë pasi të paktën sipas parashikimeve pritet që e marta të ri sjellë dëborën në male dhe ulje të ndjeshme të temperaturave duke rikthyer kështu dimrin në pranverë.

/RTSH/