RTSH 24 Live

Kosovë

Rezultatet zyrtare: Në Kosovë jetojnë 1 milion e 602 mijë e 515 banorë

5 orë para

Rezultatet zyrtare: Në Kosovë jetojnë 1 milion e 602 mijë e 515 banorë

Kosova ka 1.602.515 milion banorë, sipas rezultateve përfundimtare të bëra publike sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në kuadër të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024).

Të dhënat përfshijnë numrin e popullsisë sipas gjinisë në nivel të komunave përfshirë trendët më të fundit demografike. Gjatë vitit 2025 do të publikohen edhe 25 raporte të tjera tematike.

Për ndërtesat për banim ka kanë rritjen 21.5%, krahasuar me vitin 2011. Numri i banesave të përgjithshme: është rritur me 41.3%, ndërsa numri banesave të zakonshme është rritur me 35% Hendeku gjinor është zvogëluar nga 11,975 ne vitin 2011 ne 5,538 në vitin 2024, që përfaqëson një zvogëlim prej 53.8%. Jemi ndër top vendet me grup moshat më të reja. Në arsim kemi ulje të shkallës së analfabetizmit nga 3.85% në 2.27% ne 2024, dhe është një tregues i përparimit të konsiderueshëm të Kosovës në fushën e arsimit. Kurse sa i përket nga demet e luftës janë 154.272 janë të prekura ekonomitë familjare ne vlerë prej 5 miliardë. Dëme e luftës në njerëz kemi 11.417”, u shpreh Drejtori Ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati.

Procesi i regjistrimit në Kosovë u krye brenda 7 javëve, nga 5 prilli deri më 24 maj të vitit 2024, dhe u vlerësua edhe nga ekspertët ndërkombëtarë. Regjistrimi i fundit ishte realizuar në vitin 2011.

Në publikimin e rezultateve mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se procesi i regjistrimit do të ndihmojë në shumë procese vendimmarrëse.

Publikimi në një kohë krejtësisht rekorde, kur është fjala për regjistrime, përbën një komponentë shtesë, pasi që statistikat cilësore marrin kohë e statistika në kohë janë me vlerë shumë të madhe.

Tash kemi një bazë të re për ta ndërtuar nje të ardhme të përbashkët, është një pasqyrë për ne. Ato na ndihmojnë të kemi të dhëna për shumë fusha e cila do të na ndihmojnë në hartim të politikave.

Të dhënat e regjistrimi janë thelbësore për të gjitha aspektet e planifikimit dhe zhvillimit kombëtar”, tha Kurti, teksa shtoi se përmes të dhënave do të vendimmarrësit do të kuptojnë më mirë kushtet demografike, kushtet ekonomike e sociale, si dhe sfidat e së ardhmes.

/rtsh.al/