RTSH 24 Live

Fest 63

I ftuar special në Fest 63, Noizy për RTSH: Ëndërr e bërë realitet, vitin tjetër mund të jem konkurrent

4 orë para

I ftuar special në Fest 63, Noizy për RTSH: Ëndërr e bërë realitet, vitin tjetër mund të jem konkurrent

I ftuari special I natës së parë, Noizy ka deklaruar për mikrofonin e RTSH nga Pallati i Kongreseve në provat gjenerale, ka shprehur kënaqësinë që do të prekë skenën magjike të Fest 63.

Ai u ndal edhe te kënga do të performojë sot për publikun, duke thënë se është një prej këngëve më të mira të repertorit të tij, që sikurse tha artisti, përcjell edhe mesazhe të forta për shoqërinë.

Ëndërr që doja ta kryeja para se të lë karrierën e muzikës. Është një nga këngët më të reja të miat.

 Është suntruck-u I filmit Trouble Shotters, është një mesazh i bukur për shoqërinë dhe i përshtatet formatit me muzikën rep”, deklaroi artisti i mirënjohur.

Pyetur nga gazetarja e RTSH, Katerina Kule nëse do e sheh si mundësi që në vitet pasardhëse të marrë pjesë në Festivalin e Këngës, Noizy e la mundësinë e hapur, duke thënë se mbase edhe vitin e ardhshëm mund te prekë sërish skenën e festivalit jo si I ftuar, por si konkurrent.

“Po pse jo. Do kisha pasur shumë dëshirë, mbase dhe vitin tjetër. Kam këngë për këtë lloj festivali”, u shpreh Noizy.

Artisi do të jetë i ftuar special në natën e parë të FEST 63 që starton mbrëmjen e sotme.

/rtsh.al/