RTSH 24 Live

Ekonomi

Rekord me remitancat - Nevojiten politika për të kanalizuar flukset e parasë në zhvillimin ekonomik

31/03/2024

Rekord me remitancat - Nevojiten politika për të kanalizuar flukset e parasë në zhvillimin ekonomik

Për emigrantët, BE përfaqëson një mundësi të artë për të mbështetur finaciarisht familjaret e tyre në vendet e origjinës.

Përgjatë vitit 2022, 989,000 individë morën nënshtetësinë e një vendi të BE-së me një rritje prej rreth 20 përqind krahasuar me vitin 2021, nga të cilët 50300 ishin shqiptarë.

Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, zgjerimi i komuniteteve shqiptare jashtë vendit po shoqërohet me një rritje të flukseve të parasë ku përgjatë vitit 2023, shifra totale e remitancave vendosi një tjetër rekord të ri me 927 milionë euro, duke pësuar një rritje prej 11.3përqind krahasuar me një vit më parë. 

Personalisht nuk do ta shikoja si diçka pozitive, përkundrazi do ta quaja si një lloj dështimi për të mbajtur brenda vendit qytetarët dhe për të siguruar të ardhura përmes rritjes së ekonomisë së brendshme. Efektin pozitiv do të vlerësoja që të ardhurat zbusin disi problemet e varfërisë” tha eksperti Selami Xhepa.

Por sa ja ka dalë ekonomia shqiptare të kanalizojë flukset e parasë në zhvillim ekonomik për vendin?

Mendoj që qeveria duhet të ketë politika më të targetuara për kumunitetet e shqiptarëve që janë jashtë vendit. Duhet të mendojmë për një strategji për rikthimin e shqiptarëve sepse kostoja që do paguajmë do të jetë e papërballueshme për shoqërinë në të ardhmen”, shtoi Xhepa.

Për Ekspertin e ekonomisë, rritja e konkurrencës në sistemin bankar duhet të çojë në një reduktim të tarifave të cilat aktualisht janë më të larta krahasimisht me vendet e perëndimit.

Për ekspertin tarifat e larta vështirësojnë transferimin e kapitaleve si dhe i orientojnë flukset e parasë drejt informalitetit.

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh.al/