RTSH 24 Live

Greqi

Refuzohet mocioni i mosbesimit i kërkuar nga SYRIZA

31/01/2022

Refuzohet mocioni i mosbesimit i kërkuar nga SYRIZA

Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë, i paraqitur nga SYRIZA-Aleanca Progresive, u refuzua të dielën vonë.

Pas përfundimit të votimit, 156 deputetë votuan kundër, 142 pro dhe një abstenim, nga 300 deputetë të parlamentit grek.

”Mocioni i censurës i paraqitur nga opozita kryesore SYRIZA dhe ‘Aleanca Progresive’ është një përpjekje e dëshpëruar e liderit të opozitës, Tsipras. Ju keni deklaruar zoti Tsipras se unë kam mbaruar politikisht. Mendoj se ky parashikim është po aq i saktë sa kur thatë se nuk kishte shanse që Mitsotakis të fitonte zgjedhjet”, theksoi kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Ai akuzoi Tsiprasin se “bëri atë që di të bëjë mirë, duke shtrembëruar të vërtetën… ndërkohë që thotë dy gënjeshtra në çdo fjali”.

Duke iu përgjigjur thirrjes së opozitës kryesore për zgjedhje të parakohshme, Mitsotakis tha se ”SYRIZA nuk ka zbuluar ende asnjë nga gabimet e qeverisë sime”./ ANA