RTSH 24 Live

Ekonomi

Reformat në OSHEE- Rriten pagat e punonjësve dhe njihet vjetërësia pas 15 vitesh

09/12/2023

Reformat në OSHEE- Rriten pagat e punonjësve dhe njihet vjetërësia pas 15 vitesh

“Nuk kemi bërë gjithçka, përderisa edhe një qytetar i vetëm të jetë i pakënaqur me shërbimin që ofron operatori publik i furnizimit me energji elektrike“ Kreu i OSHEE, Enea Karakaçi, në një intervistë të posaçme për RTSH tregon se çfarë ka bërë në krye të kësaj kompanie të madhe publike.

Jemi kompania që ushtron aktivitetin për çdo qytetar apo biznes. Pritshmëritë janë shumë të larta pasi OSHEE grup si kompani që jemi ndërfaqe me qytetarin”, deklaroi Karakaçi.

Sektori ka nevojë për investime, për shkak se një vendim i Qeverisë i ka bllokuar ato nisur nga situatë energjetike, por viti që vjen do të mund të zbusë sadopak humbjet e energjisë, duke rritur investimet dhe zëvendësuar asete që kanë më shumë se 3 dekada në punë.

Ne vijmë me një rrjet të amortizuar dhe ka një moshë mbi 30- vjeçare. Banka Botërore thotë që për të ulur nivelin e humbjeve me 1 përqind duhet 50 milion euro investime në vit, pra është një punë e përditëshmërisë për t’i ulur këto humbje", tha ai.

Kompania me kapital shtetëror që menaxhon tre kompani në përbërje të saj ka shënuar tregues në rritje sidomos në minimiximin e humbjeve, duke përmirësuar bilancet e saj financiare që kanë siguruar edhe rritjen e pagave duke filluar nga muaji nëntor i këtij viti dhe kanë përfshirë për herë të parë pas 15 vitesh edhe njohjeve e vjetërsisë në punë, detyrim i Kodit të Punës së Republikës.

Gazetar: Bardhi Sejdarasi

/rtsh.al/