Me situatën në Lindjen e Mesme veçanërisht të tensionuar, udhëheqësit perëndimorë kanë dënuar sulmin me raketa të Iranit ndaj Izraelit mbrëmjen e djeshme (1 shtator).
Presidenti francez Emanuel Makron (Emmanuel Macron) ka dënuar fuqishëm këto sulme.
Ai njoftoi se Franca "mobilizoi" mbrëmjen e së martës "forcat ushtarake në Lindjen e Mesme për t'u marrë me kërcënimin iranian".
Presidenti francez kërkoi njëkohësisht që Hezbollahu të ndalojë veprimet e tij terroriste kundër Izraelit dhe popullsisë së tij" dhe u kërkoi autoriteteve izraelite që të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur operacionet e tyre ushtarake".
“Qeveria e Francës do të "organizojë së shpejti një konferencë (ndërkombëtare) në mbështetje të popullit libanez dhe institucioneve të tij", tha presidenca franceze, duke shtuar se kreu i ri i diplomacisë franceze, Jean-Noel Barot do të shkojë përsëri në Lindjen e Mesme.
Sulmi është dënuar gjithashtu edhe nga Gjermania. Ministrja e Jashtme, Analena Berbock, deklaroi se Irani duhet të ndalojë menjëherë sulmet pasi po e çon rajonin në humnerë.
“Izraeli aktualisht po sulmohet me raketa nga Irani. Unë dënoj në mënyrën më kategorike sulmin e vazhdueshëm. Ne e kemi paralajmëruar fuqishëm Iranin kundër këtij përshkallëzimi të rrezikshëm. Irani duhet të ndalojë menjëherë sulmin. Po e çon rajonin më tej në humnerë", tha Burbock.
Kryeministri i ri i Japonisë, Shigeru Ishiba, e cilësoi si “të papranueshëm” sulmin e nisur nga Irani kundër Izraelit.
“Sulmi i Iranit është i papranueshëm. Ne e dënojmë ashpër. Në të njëjtën kohë, ne shpresojmë të bashkëpunojmë" me SHBA-në "për të shmangur" mundësinë që situata në Lindjen e Mesme të "përshkallëzohet", të shpërthejë në "luftë totale", tha Ishiba.
/rtsh.al/