RTSH 24 Live

Sociale

Raste të reja me viroza dhe COVID në Peqin, 500 urgjenca mjekësore gjatë korrikut

02/08/2022

Raste të reja me viroza dhe COVID në Peqin, 500 urgjenca mjekësore gjatë korrikut

Muaji korrik ka qenë tejet i ngarkuar në urgjencën e spitalit në bashkinë e Peqinit. Urgjencat nga  virozat  kanë  qenë  të  përditshme çdo ditë kanë marrë ndihmën e parë mjekësore mbi 15 persona  në ditë.

Sipas kryeinfermieres Marije Dehime gjatë korrikut janë  paraqitur 500 persona me viroza pacientët kanë qenë të gjithë  moshave të ndryshme por më shumë ka patur fëmijë të vegjël  që janë paraqitur  me të vjella, diarre dhe temperaturë të lartë.Në spital janë shtruar mbi 30 fëmijë të cilët kanë patur nevojë  për regjim spitalor.

Gjatë muajit korrik janë paraqitur edhe të moshuar me Covid të cilët janë dërguar për kontrolle te mjeku i familjes.

/rtsh/